Të rinjtë e PDK-së: Shpend, ju jeni sinonim i vandalizmit 

Të rinjtë e PDK-së: Shpend, ju jeni sinonim i vandalizmit 

Rinia e PDK-së së Prishtinës i ka reaguar kryetarit të Shpend Ahmetit, i cili përmes një statusi e politizoi një akt vandal në Gërmi, duke aluduar në aksionet politike të të rinjve të PDK-së.

Leutrim Retkoceri, i të rinjve të PDK-së, i cili dje ia dhuroi topin me mbishkrime “korrupsion”, “punësime politike”, “tenderë”, ka shkruar në llogarinë e tij se ngjyrimi politik që Ahmeti i ka dhënë një akti vandal në Gërmi vetëm tregon sa i pagdhendur është ai.

Ai ka thënë se Vetëvendosje është sinonim i vandalizmit.

“Shpend Ahmeti përmes një postimi i paska dhënë ngjyrim politik një akti vandal në Gërmi. E ultë shumë prej tij si kryetar, por kjo vetëm tregon sa i pagdhendur dhe i pamatur është. Edhe gjuhën e ke të lëshuar, por është e kuptueshme kur shok e ka Fisnik Ismailin, një rrugaç ky i rryer. Vandalizmi është gjuhë dhe sjellje e juaja. Ti, Shpend Ahmeti, bashkë me ata mercenarët që të ka detyruar t’i punësosh Dardan Molliqaj, e keni shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë”.

“Ti i ke prirë grupeve të dhunshme, që kanë vandalizuar Komunën e Prishtinës. Keni djegur vetura dhe keni kidnapuar zyrtarë. Keni sulmuar policinë dhe institucionet me gurë e molotovë. Madje, Kuvendin e Kosovës edhe me raketahedhës.Ju jeni sinonim i vandalizmit. Mos u viktimizo për mospunën tënde, dembel!”, ka shkruar Leutrim Retkoceri.