Artikull i Sponsorizuar

Të rinjtë bëjnë gati video për Dautin

Të rinjtë bëjnë gati video për Dautin

Të rinj nga disa vende të Kosovës kanë përgatitur video për ish-deputetin nga rradhët e AAK-së, tani kandidat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nga rradhët e kësaj partie.

Në postimin e tij të fundit në rrjete sociale, Dauti falenderon ata me një përmbledhje të videove të dërguara, me një mbishkrim mjaft interesant.

‘Ju falenderojë për këtë video të mrekullueshme. Bashkë, zani jonë do të jetë edhe më i fuqishëm. Bashkë do të fuqizojmë edhe më shumë themelet e këtij vendi.’, thotë ish-deputeti në mesazhin e tij falenderues në rrjete sociale.

Ish-deputeti nga rradhët e AAK-së ishte ndër më të zëshmit në mandatin e fundit parlamentar. Ai në këto zgjedhje garon me numrin 50 në listën e koalicionit të PAN-it.