A do të qëndrojë Jack Wilshere tek Arsenali? Flet Arsene Wenger

28.11.2017 16:42
A do të qëndrojë Jack Wilshere tek Arsenali? Flet Arsene Wenger

Arsene Wenger e dëshiron anglezin Jack Wilshere tek Arsenali edhe më gjatë, pavarësisht se kontrata e mesfushorit me klubin londinez skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.

Trajneri francez i topçinjve deklaroi sot se është i interesuar ta mbajë në skuadër 24-vjeçarin anglez.

“Unë mendoj se interesi më i mirë për të, është që të qëndroj këtu. Unë do të luftoj për ta mbajtur atë në skuadër pasi është një futbollist i klasit botëror”, ka thënë Wenger, në konferencën për media përpara ndeshjes ndaj Huddersfield.

Wilshere nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar me skuadrën e Arsenalit në Premier Ligë këtë edicion. Mirëpo, ai është paraqitur në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Kupës së Anglisë.

Ndeshjen ndaj Huddersfield, Arsenali do ta zhvillojë nesër me fillim nga ora 20:45. /Insajderi.com