“Të mbytur në para, por kopracë në shpirt”, zbulohet skandali në dasmën e Messit

05.08.2017 08:56
“Të mbytur në para, por kopracë në shpirt”, zbulohet skandali në dasmën e Messit

U konsiderua si “dasma e shekullit”, por duket se Messi dhe partnerja e tij janë përfshirë në një skandal që ka ndodhur në dasmën e tyre.

Sipas prestigjozes italiane, Corriere della sera, në dasmë çifti nuk ka pranur dhurata nga të ftuarit, por vetëm para, që do të shkonin në ndihmë të të sëmurëve, apo njerëz në nevojë, përmes fondacionit “Ong Techo Argentina”.

Mirëpo, duket se në fund të dasmës, organizata ka deklaruar se janë mbledhur vetëm vetëm 11 mijë dollarë.

Por ku shkuan lekët? Duke patur parasysh se ishin 250 persona të ftuar, mesatarisht secili ka dhuruar 37 euro. Në të njëjtën natë, Pique luajti në kumar 15 mijë dollarë, përcjell periskopi.

Epo… tamam “të krimbur në para, por kopracë në shpirt”.