Të larguarit nga puna,  protestojnë para bashkisë së Tiranës

27.01.2016 16:31
Të larguarit nga puna,  protestojnë para bashkisë së Tiranës

Dhjetëra vetë protestuan  mesditën e sotme para bashkisë së Tiranës  kundër shkarkimeve masive nga  Bashkia.

Të larguarit nga puna akuzuan kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se këto vendime i ka marrë për  t’i punësuar militantët , në pozitat e tyre të punës. Protestuesit  thanë se janë larguar nga puna pa asnjë motiv  dhe në mënyrë të padrejtë.