Do të ketë reshje gjatë vikendit

11.11.2017 08:25
Do të ketë reshje gjatë vikendit

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të shtunën si pasojë e vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të vendit priten reshje të intensitetit mesatar.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.

Në javën e ardhshme pritet të ketë kushte të tjera meteorologjike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu e bore.