Paralajmërohet ndërprerje emergjente e rrymës në Prishtinë

Paralajmërohet ndërprerje emergjente e rrymës në Prishtinë

Lagjja Tophane dhe rruga “Xheladin Kurbaliu,” në kryeqytet sot gjatë ditë do të mbesin pa energji elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur KEDS, përmes një komunikate të dërguar për media ku njofton se do të këtë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike.

“KEDS njofton se për shkak te sigurisë se punëtoreve qe janë duke punuar ne rregullimin e kabllit 10 kV nr. 16 nga Prishtina 2 110/10 kV, ndërpritet energjia elektrike ne Dalja nr. 26 nga Prishtina 2 110/10 KV dhe do te jete pa tension deri ne ora 12:00”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.