Të jetosh me hardhucë

“McGyver është si fëmija im. Është tepër i lidhur me njerëz dhe ha shumë. Mendoj se njerëzit kanë paragjykime për hardhucat por mendoj se ato janë të mrekullueshme”

Të jetosh me hardhucë

Kjo që po e shihni në fotografi është një hardhucë e llojit të veçantë dhe quhet MacGyver.

MacGyver jeton me Scott dhe Ice, amerikano-japonez për të cilët, jetesa me një hardhucë nuk është një gjë e jashtëzakonshme sikurse për shumë njerëz në botë.

Ata e konsiderojnë vetën prindër të hardhucës. Madje edhe e veshin me rroba.

“Pasi universitetit jam shpërngulur në Shangai, ku edhe e kam takuar gruan time. Ne mbanim disa hardhuca të vogla sa ishim bashkë, dhe ajo i pëlqente shumë ato, prandaj kur u kthyem në Amerikë, një nga gjërat e para që bëmë ishte ta marrim MacGyver, një nga hardhucat me vete”, tregon Scot.

Ice në anën tjetër thotë se është komplet e dashuruar në hardhucën.

“McGyver është si fëmija im. Është tepër i lidhur me njerëz dhe ha shumë. Mendoj se njerëzit kanë paragjykime për hardhucat por mendoj se ato janë të mrekullueshme”, ka thënë Ice.

Për më shumë ndiqeni profilin e hardhucës në Instagram.