Të jetosh 11 vjet me plumb gome afër zemrës

Të jetosh 11 vjet me plumb gome afër zemrës

Zenel Zeneli nga fshati Bardhosh i Prishtinës mban dy plumba të gomës në trupin e tij.

Por, njëri që i shkakton probleme shëndetësore është aq afër zemrës saqë mjekët e kanë të pamundur largimin e tij.

Zeneli ishte plagosur më 10 shkurt të vitit 2007 derisa po merrte pjesë në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Atij i ishte dashur kohë e gjatë për shërim një pjesë të së cilit e kishte mbuluar misioni i UNMIK-u.