Të hyrat marramendëse të kryeministrit dhe bashkëshortes për çdo muaj

Të hyrat marramendëse të kryeministrit dhe bashkëshortes për çdo muaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë një vendim gjatë ditës së djeshme, për dyfishimin e pagës së kabinetit të tij.

Me këtë vendim kryeministri Haradinaj nga 1500 euro ka dyfishuar pagën e tij në 2950 euro.

HARADINAJ ME 142 MIJË EURO TË HYRA NË VIT, ANKOHET SE PO HA BUKË TË FTOHTË

Mirëpo paga mujore e kryeministrit Haradinaj nuk do të jetë vetëm kaq. Ai ka të ardhura tjera vetanake edhe në vlerë prej 6 mijë e 679 euro nga qeraja e shtëpisë së tij në Dragodan.

Haradinaj ka kohë që nuk jeton në shtëpinë e ndërtuar në lagjen “Dragodan”, që sipas vet Haradinajt është ndërtuar me “mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët” dhe ka vlerën prej 300 mijë eurosh.

KRYEMINISTRI IA KA BORXH SHTETIT AFRO 15 MIJË EURO, TATIM NGA QIRAJA E SHTËPISË

Ai tash jeton në një tjetër shtëpi luksoze në lagjen “Marigona Residence” teksa shtëpinë në Dragodan e ka të lëshuar me qera.

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit në Kosovë, Haradinaj merr 6 mijë e 679 euro në muaj nga qiraja e kësaj shtëpie, raporton Insajderi.

AFRO 7 MIJË EURO NË MUAJ – PËRFITIMET E KRYEMINISTRIT NGA QERAJA E SHTËPISË

Fiks 73 mijë e 469 euro është shuma totale që Haradinaj merr në vit nga qiraja e kësaj shtëpie. Po ashtu kryeministri i vendit merr një pension invalidor në shumë prej 2 mijë 700.

DY SHTËPITË E KRYEMINISTRIT QË VLEJNË MBI GJYSMË MILIONI EURO

Ndërsa bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj merr pagë vjetore në vlerë prej 7 mijë e 920 euro si moderatore e lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës.

Ndërsa nga kompania e sigurimeve “ELSIG” bashkëshortja e tij merr një shumë prej 12 mijë euro.

 Shkarkoni dokumentin e pasurisë së kryeministrit dhe familjes së tij: Deklarimi i Pasurisë, Ramush Haradinaj, 2017

Z. HARADINAJ, PASURIA JUAJ ËSHTË E DYSHIMTË