Të hënën përmbyllet marrëveshja për termocentralin Kosova e Re

24.03.2017 12:41
Të hënën përmbyllet marrëveshja për termocentralin Kosova e Re

Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar se të hënën në Kosovë do të arrij një delegacion nga Amerika, me ç’rast do të përmbyllet marrëveshja për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, investim ky 1 miliardë eurosh.

Kryeministri i vendit këtë e bëri të ditur deri sa mori pjesë në konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat që u zhvillua në Mitrovice.

Tutje Mustafa  tha se Kosova ka përmirësuar ambientin e të bërit biznes dhe se në këtë ka ndikuar mirë pakoja fiskale që është ne zbatim e sipër si dhe bëri të ditur se do të ketë lehtësime edhe më tutje me pakon e re që është duke u hartuar nga Ministria e Financave.

Mustafa ka thënë se zhvillimi ekonomik mbetet top prioritet i kësaj qeverie, dhe synon të ketë një zhvillim edhe më të shpejtë ekonomik, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim morri pjesë edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, e cila deklaroi se është bërë përmirësim i ambientit të biznesit, dhe se kanë bërë përafrim të madh të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së.