Të hënën nis dëgjimi në arbitrazh për kontestin e shtetit me AXOS

Kosova do të përballet me kompaninë AXOS GMBH për rastin e dështimit të privatizimit të PTK-së në arbitrazh, që do të nisë të hënën dhe do të përfundojë shtatë ditë më pas

Të hënën nis dëgjimi në arbitrazh për kontestin e shtetit me AXOS

Të hënën do të nisë dëgjimi i palëve në arbitrazh, ICSID, për kontestin PTK – Axos GMBH, që do të zgjasë shtatë ditë.

KPMG Bulgaria do ta përfaqësojë Kosovën, pasi është përzgjedhur gjatë verës nga Qeveria e Kosovës, e cila për këtë punë do të paguajë 100 mijë euro.

Procesi i privatizimit të PTK kishte nisur në vitin 2010, ku në vitin 2013 ishte shpallur fituese Axos që kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve.

Ky proces u kundërshtua nga opozita dhe privatizimi dështoi dhe kompania Axos tash kërkon dëmshpërblim në shumë prej 50 milionë eurove.