Të gjithë zëvendësministrat e Haradinajt në një foto

Të gjithë zëvendësministrat e Haradinajt në një foto

Qeveria e kryeministri Ramush Haradinaj u kritikua për numrin e madh të zëvendësministrave.

Afro 70 është pikërisht numri i zv/ministrave që funksionojnë në kuadër të kësaj qeverisje.

Por pikërisht sot në një takim me ta, kryeministri Ramush Haradinaj ka këkruar që secili nga ta të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë emëruar, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Haradinaj ka kërkuar që më 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri.

“Qeveria e Kosovës është e përgjegjshme dhe transparente dhe ajo përmes raportit të pranuar të secilit zëvendësministër do ta njoftojë publikun detajisht për performancen e tyre”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Më poshtë keni një fotografi me të gjithë zv/ministrat e vendit