“Të gjithë duan ta mposhtin Gjermaninë”

“Të gjithë duan ta mposhtin Gjermaninë”

Pasi e udhëhoqi Gjermaninë drejt triumfit në Kupën e Botës 2014 në Brazil, Joachim Low thotë se Kupa e Botës 2018 në Rusi do të jetë më e vështirë për vendin e tij.

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, i ka paralajmëruar lojtarët e vet se kombëtarja gjermane do të jetë gjahu në Kupën e Botës 2018, gjersa e nënvizoi përmirësimin e kombëtarëve tjera.

Low e udhëhoqi Gjermaninë drejt suksesit në vitin 2014 në Brazil – duke fituar titullin e katërt – dhe titullin e parë të Kupës së Konfederatave në fillim të këtij viti.

Teksa 57-vjeçar pret test shumë më të madh në Rusi vitin e ardhshëm, ai është i etur për të arritur edhe një finale.

“Natyrisht se kjo është dëshira jonë [për ta arritur finalen e Kupës së Botës]. Ne kemi kampion në fuqi, e kemi fituar edhe Kupën e Konfederatave dhe synimi ynë është të mbesim në maje, por do të jetë vështirë. Së fundmi kemi fituar gjithçka dhe të gjithë duan të na mposhtin”, ka thënë ai./Express/