“Të gjithë deputetët e AAK-së do ta votojnë demarkacionin”

“Të gjithë deputetët e AAK-së do ta votojnë demarkacionin”

Avni Arifi shefi i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinajt është shprehur i bindur se të gjithë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, raporton Insajderi.

Arifi ka thënë shkurt për Insajderin se të gjithë deputetët janë unik për votimin e demarkacionit.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është unik në votimin për demarkacion”, ka thënë Arifi për Insajderin.

Ndërkohë që më herët deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj është shprehur i bindur në votën e Bujupit pro demarkacionit.

“I pyetur nga Insajderi lidhur me votën e Kadajt-Bujupit për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, Nitaj ka thënë se nuk e di nëse për një gjë të tillë janë dakorduar. Por ai ka thënë se fakti që Kadaj-Bujupi është në AAK supozohet se duhet të jetë konform vendimeve të partisë”, ka thënë Nitaj më herët për Insajderin.