“Të gjitha vendimet i marrim në konsultim me Beogradin”

“Të gjitha vendimet i marrim në konsultim me Beogradin”

Presidenti i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se zgjedhjet e fundit parlamentare kanë treguar se serbët të gjitha vendimet i marrin në konsultim me Beogradin dhe me njerëzit e tyre, duke shtuar se ata janë përfaqësues të komunitetit të tyre, të cilët presin që t’ua zgjidhin problemet.

Ai ka thënë se do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ka thënë ai për KIM.

Rakiq pritet të ketë një garë të fortë me Oliver Ivanoviqin, i cili ka thënë se do t’i futet kësaj gare.

Lista Serbe besohet se në listë për kryetarë të komunave me shumicë serbe do të jenë Srdjan Popoviq – për Graçanicën dhe Bratislav Nikoliq për Shtërpcën.