Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Për shumë kohë është thënë se të gjitha rrugët të çojnë në Romë.  Kjo ka qenë për shumë njerëz që kanë jetuar në kohën e Perandorisë Romake.  Sot, New York është i njohur si destinacion kryesor i shumë njerëzve që vuajnë për të gjetur një jetë më të mirë.  Por, duket se as në Romën e atëhershme nul ka pasur shumë dallim.

Me siguri e mbani në mend edhe përshkrimin që John Lennon i kishte bërë për ngjashmëritë mes qytetit modern me binjakun e kohës së vjetër.

“Nëse do të jetoja në kohën e Perandorisë Romake, do të jetoja në Romë.  Sot, Amerika është Perandoria Romake dhe New York është vetë Roma.  New York është qendra e botës,” kishte thënë Lennon.

Por, nga ku kanë ardhur imigrantët e Romës?  Çfarë i ka shtyrë ata drejt kryeqytetit ku kanë jetuar njerëzit që në fakt ata i kanë cilësuar si pushtues?  Përgjigja e këtyre pyetje mund të gjendet ndoshta në varret romake, mbetjet mortore që janë aty tregojnë janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Kristina Killgrove nga Universiteti i West Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Janet Motgomery nga Duram Univeristy në Britani të Madhe, janë dy hulumtuese që po shikojnë në këto varreza origjinën e 105 njerëzve.  Në një komunikatë për media lëshuar së fundit, puna e tyre shpjegohet kështu:

“Ato kanë gjetur se tetë persona me gjase duhet të kenë ardhur në Romë nga jashtë qyteti, me shumë gjasë nga Afrika Veriore dhe Alpet.  Shumica nga ta ishin burra dhe fëmijë dhe autorët thonë se varrimi i tyre në nekropolise (varreza të mëdha në qytetet e vjetra) është tregues se ata kanë qenë të varfër ose skllavë.  Hulumtimi po ashtu gjenë se dieta e tyre kishte ndryshuar kur ata kanë ardhur në Romë, me siguri duke u adaptuar në kuzhinën vendase, që përbëhej kryesisht nga mielli, peshku dhe mishi.”

Një ndryshim i papritur në dietën e tyre mund të tregojë se këta njerëz kanë ardhur nga zona të largëta, për arsye që ne nuk i dimë.  Është e lehtë të thuhet se ata kanë qenë skllavë.  Nekropoliset kanë qenë vende ku janë varrosur qytetarët e zakonshëm të cilët nuk kanë pasur mjetet për një varrim m të denjë, ose që nuk kanë pasur asnjë familjar për t’u kujdesur për këtë ceremoni.  Dhe, ka qenë vend i zakonshëm ku janë varrosur skllavët, raporton Inqustr.com

Nëj aspekt tjetër që ia vlenë të konsiderohet kur bëhet krahasim në mes të ShBA-ve dhe Romës është se në fillimet e Perandorisë Romake, rreth 5 për qind e imigrantëve kanë qenë të lirë që të udhëtojnë në këtë vend sipas dëshirës, ndërsa përqindja e imigrantëve që është sjellë në Romë si sllavë përbën rreth 40 për qind.

Në komunikatën e lëshuar nga hulumtueset thuhet se analiza më të thella të ADN-së duhen për të gjetur origjinën e individëve, porse analizat e dhëmbëve të tyre janë të mjaftueshme për të dhënë të dhëna në vija të trasha për origjinën e tyre.

Me studimet e ADN-së dhe studimet e tjera bio-arkeologjike, bota e vjetër është duke u hapur për ne ashtu sic nuk e kemi menduar më herët./Inasjderi.com