Të gjitha herët kur Kate Middleton ka “kopjuar” look-un e Dianës

Të gjitha herët kur Kate Middleton ka “kopjuar” look-un e Dianës

Të bukura, mbretërore dhe gjithmonë elegante: Kate Middleton dhe Lady Diana, dy ikona të modës.

Të dyja të konsideruara mbretëresha të modës, bashkëshortja e Uilliamit dhe nëna e ndjerë janë vënë shpesh përballë, sidomos në lidhje me zgjedhjet e look-ut. Në fund të fundit, Kate Middleton sot dhe Lady Diana në vitet tetëdhjetë përfaqësojnë ikona stili, secila në kohën e vet.

Që kur Kate u martua me Uilliamin në prill 2011, asaj shpesh i është dashur të vuante krahasime të vështira me Lady D, princesha e dashur e popullit anglez, ende shumë i tronditur nga vdekja e papritur dhe e parakohshme e saj. Diana, në fund të fundit, ishte për Anglinë një ikonë e elegancës, por mbi të gjitha një shembull i mirësisë, i ekuilibrit dhe i forcës. E quajtur “princesha e popullit”, ajo arriti të hyjë në zemrat e anglezëve, që e donin për thjeshtësinë dhe diskrecionin e saj.

Një fat jo i thjeshtë ai i Kate, e cila gjithmonë ka qenë e detyruar të krahasohet me Lady D. Detyrën, megjithatë, po e kryen me sukses. Hiri i saj i lindur dhe shija e saj në veshje e bënë të hyjë në zemrën e anglezëve.

Kate nuk ka nevojë për një prezantim: çdo veshje e saj shpie në delir mijëra gra dhe vajza britanike, dhe shpesh veshjet e saj janë admiruar dhe kopjuar përreth botës. Edhe look-u i Lady Diana ndiqej shumë në vitet ’80 dhe ’90: gjithmonë elegante dhe e thjeshtë.

Shumë herë duket se Kate është e frymëzuar nga Lady Diana. Ndonjëherë duken si homazhe ndaj nënës së Uilliam, nganjëherë ndoshta ngjashmëria është e rastësishme, fakti është ekziston një seri fotosh ku dukesha e Kembrixhit ka qenë frymëzuar nga vjehërra.