Të frikësuar nga tërmeti, shkupjanet kalojnë natën në tenda

Të frikësuar nga tërmeti, shkupjanet kalojnë natën në tenda

Të frikësuar se mund të mbesin nën gërmadha në rast të ndonjë tërmeti të fuqishëm, disa qytetarë kanë vendosur që të kalojnë natën në qiell të hapur. Ata kanë improvizuar kampe me tenda ku kanë kaluar natën, duke sfiduar freskinë e natës.

Këta janë kryesisht qytetarë që jetojnë nëpër ndërtesat e larta të kryeqytetit, e të cilët nuk kanë pasur të afërt në rajonet rurale. Ndërkohë, është raportuar se shumë qytetarë të Shkupit janë zhvendosur tek të afërmit e tyre kryesisht nëpër fshatra, ku shtëpitë vlerësohet se janë më të sigurta gjatë dridhjeve, njofton portali nga Maqedonia, Shenja.

Frika e banorëve pason një seri tërmetësh që në dy ditët e fundit kanë goditur rajonin. Në Shkup deri tash është raportuar për 50 të lënduar.