Të enjten mbahet protesta e nëntë e qytetarëve #PROTESTOJ

Të enjten mbahet protesta e nëntë e qytetarëve #PROTESTOJ

Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ për herë të nëntë do të mblidhen të ënjtën për të protestuar sic thonë kundër korrupsionit “që tashmë ka depërtuar në instancat më të larta shtetërore”.

Përmes thirrjes publike në faqen e fyte në Facebook #PROTESTOJ kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në skandalet e përgjimeve, që janë publikuar nga Gazeta Online Insajderi.

“Kërkojmë hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre”.

Si zakonisht protesta do të filloj nga ora 17:00 në sheshi “Zahir Pajaziti”./Insajderi.com