Vazhdojnë thumbimet mes Daut Haradinajt dhe Dardan Molliqajt

Të dytë zgjedhen deputetë por vazhdojnë thumbimet me njëri tjetrin

Të dytë zgjedhen deputetë por vazhdojnë thumbimet me njëri tjetrin

Kur rezultatet e kandidatëve për deputet ende nuk ishte zyrtare, kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haraidnaj, kishte thumbuar kandidatin tjetër për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj për dështim në rajonin ku ai ka garuar.

Të dytë këta kandidat për deputet kanë arritur të futen në Kuvendin e Kosovës por thumbimet mes tyre kanë vazhduar edhe të enjten.

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka vazhduar ta thumbojë Daut Haradinajn nga AAK.

“A e din kush ku mbeti Daut Haradinaj!? Tregoni dikush që votat janë numëru dhe se jam zgjedhur deputet me mbi 49 mijë vota se mos është ende në Beleg tu u marrë me numërimin e votave të mia. Përndryshe, Lëvizja jonë fitoi 16 deputetë më shumë se në vitin 2014, gjithsejtë 32 deputetë, ndërsa AAK-ja nga 11 që kishte tash i fitoi vetëm 10.”, ka shkruar Molliqaj.

E i mënjehershëm ka qenë reagimi i deputetit tjetër të zgjedhur, Haradinaj.

Haradinaj në emisionin “Imazh” në RTK ka thënë se Dardan Molliqaj është mirë që ta shikoj numrin 50, duke aluduar në votat që ai ka marrë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Haradinaj ka thënë se ai nuk ka asgjë personale me Molliqajn.

Molliqaj sot ka pyetur se ku është Haradinaj, duke ironizuar mos është duke ia numëruar votat në Beleg, vendlindjen e zyrtarit të VV-së.