Të dyshuarit që tentuan të vjedhin në Podujevë e godasin me veturë policin

18.03.2017 12:21
Të dyshuarit që tentuan të vjedhin në Podujevë e godasin me veturë policin

Të premtën në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, janë arrestuar pesë meshkuj të dyshuar për tentim vjedhje në një shtëpi private.

Gjatë përpjekjeve për t’u arratisur, njëri nga me veturë ka goditur një zyrtar policorë.

Polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“ Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa katër të tjerët janë dërguar në mbajtje”- njofton policia.