“Do të doja të mos isha e famshme”

“Do të doja të mos isha e famshme”

Modelja e famshme kolumbiane Sofia Vergara në një intervistë në emisionin e Harry Connick Jr, tregon sesi do ta kishte jetën e saj nëse nuk do të ishte e famshme.

Mesa duket 44-vjeçarja paska një ëndërr shumë të madhe në sirtar pasi ajo tregon se dëshironte të bëhej një doktoreshë dhe se është penduar që ndërpreu studimet për t’i hyre fillimisht karrierës si modele që 15-vjeçe.

Sofia shprehet se studimet për mjekësi kërkojnë vite të tëra studimi dhe kështu për të realizuar disi ëndrrën e saj ajo nisi studimet për stomatologji. E penduar ajo tregon se këto studime i vazhdoi vetëm dy vite pasi karrierës së saj si modele po i shtohej aktrimi.

“Nëse do të mund ta ktheja kohën pas do të doja të mos isha e famshme. Do të doja një jetë mondane dhe mjekësia do të ishte pasioni dhe profesioni im”, shprehet Sofia per Harry Connick. /Insajderi.com