“Do të diskutoj me Vokrrin” – Bunjaki dëshiron këtë pozitë te Kosova

07.11.2017 16:58
“Do të diskutoj me Vokrrin” – Bunjaki dëshiron këtë pozitë te Kosova

Albert Bunjaki, ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka folur për të ardhmen dhe miqësoren e 13 nëntorit kundër Letonisë.

Bunjaki thotë se është duke biseduar me Presidentin e Federatës, Fadil Vokrri për mundësinë e të qenit drejtor i përfaqësueseve të Kosovës.

“Jo akoma nuk ka diçka të re për të ardhmen! Deri në fund të vitit pres të diskutoj përfundimisht me kryetarin Fadil Vokrri për postin e drejtorit të reprezentacioneve”, ka thënë Bunjaki për Indeksonline.

Bunjaki ka deklaruar se ka pasur interesime nga disa klube për të marrë shërbimet e tij, por ish-trajneri i Kosovës, thotë se nuk dëshiron të ngutet në përcaktimin e të ardhmes.

“Po ashtu ka pasur lëvizje edhe nga disa klube, por nuk do ngutem nga se për mua është me rëndësi të jetë një projekt afatgjatë dhe ku unë ndjej vetën që kam lirinë e punës dhe mundësinë e zhvillimit”, ka thënë Bunjaki. /Insajderi.com