A do të diskutohet me kryeministrin e Malit të Zi çështje demarkacionit – përgjigja e Qeverisë Haradinaj

A do të diskutohet me kryeministrin e Malit të Zi çështje demarkacionit – përgjigja e Qeverisë Haradinaj

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, ku pritët të qëndrojë nesër dhe pasnesër në vendin tonë. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar se gjatë vizitës së kryeministrit të Malit të Zi, çështja e demarkacionit nuk do të anashkalohet.

“Do të diskutohen shumë çështje që kanë të bëjnë me interesin e dyja vendeve të një bashkëpunimi bilateral. Do të tentohet që të ketë një lloj mbledhje të dy qeverive qysh ka funksionuar me Shqipërinë dhe qysh po planifikohet me Maqedoninë pse jo edhe me Malin e Zi por që nuk do të anashkalohet as tema e demarkacionit”, ka thënë Donjeta Gashi nga stafi i Qeverisë Haradinajt, për Indeksonline.

Kryeministri malazez pritet që të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në orën 16:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Të mërkurën po ashtu pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërkaq të enjten me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin.