Të dhënat që i fshiu BIK-u: Komunat ku u shpërnda më së shumti kurbani

Të dhënat që i fshiu BIK-u: Komunat ku u shpërnda më së shumti kurbani

Bashkësia Islame e Kosovës, ka publikuar një listë me vendet të cilat ka shpërndar mish për Kurban Bajram.

Në këtë listë të cilën e ka publikuar shihet se në të gjithë vendin ka shpërndarë mbi 106 mijë kilogram mish.

Sipas kësaj liste BIK-u për shoqatën “Bereqeti” ka shpërndarë më së shumti rreth 19,023 kilogramë mish duke pasur me “Medrese” rreth 14 mijë kilogram mish.

Ndërsa qytet tjera ku Bashkësia Islame ka shpërndarë një sasi të madhe të mishit është kryeqyteti Prishtina me 5,850 kilogram, Prizreni 5,820 kg, Mitrovicë 4,000kg, Pejë 3,000 kg,  Vushtrri 4,000 kg, Gjilan 4,200 kg dhe Ferizaj 5,040.

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar për publikimin e lajmeve të djeshme mbi blerjen e mishit për Kurban Bajramit në Hungari. /Insajderi.com