Të dhënat e para nga KQZ për rivotimin në Istog

Të dhënat e para nga KQZ për rivotimin në Istog

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në komunën e Istogut të gjitha vendvotimet janë hapur me kohe.

“Ju njoftojnë se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut, pra 63 vendvotime sa janë gjithsej”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Për më tepër, qytetarët e komunës së Istogut sot do të votojnë për ta zgjedhë kryetarin e komunës. Kjo komunë shkoi në rivotim pasi Gjykata Supreme mori vendim të tillë për shkak u gjetën parregullsi.

Në garë janë kandidati i LDK-së, Haki Rugova dhe ai i AAK-së, Gani Dreshaj.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor, fitues doli Haki Rugova, duke u pasuar nga Gani Dreshaj.

Rezultati bëri që këta dy kandidatë të shkojnë në balotazh që u mbajt më 19 nëntor.

Në balotazh doli fitues Gani Dreshaj i AAK-së, i cili me një diferencë shumë të vogël të votave arriti të triumfojë.

Mirëpo, ishte LDK-ja e Haki Rugovës e cila ushtroi ankesë në PZAP për parregullsi dhe manipulime gjatë procesit. Por PZAP-ja e kishet hedhë poshtë ankesën.

LDK-ja bëri ankesë në Gjykatës Supreme, ku kjo gjykatë e solli situatën në rivotim./Insajderi.com