Të dënuarit e grupit Kumanova me burg të përjetshëm (Foto)

Të dënuarit e grupit Kumanova me burg të përjetshëm (Foto)

Autoritetet e drejtësisë në Maqedoni kanë vendosur që shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës të iu shqiptohet burg i përjetshëm.

Në seancën e cila u mbajt sot shtatë pjestarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Në mesin e 32 të dënuarve janë edhe gjashtëmbëdhjet (16) kosovarë.

Më poshtë, lista e pjesëtarëve të dënuar me burg të përjetshëm:

Andin Krasniqi, 

Dem Shehu

Fadil Fejzullahu,

Nasuf Zeqiri

Valdet Zekaj

Bek Bajra

Fejzulla Rushitovski