Do të dënohen sportistët për incidentin në konferencën për shtyp

Do të dënohen sportistët për incidentin në konferencën për shtyp

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë me dije sot, 48 orë para duelit mes irlandezit Conor McGregor dhe amerikanit Nate Diaz, të vlefshëm për UFC-202, se ndaj dy sportistëve do të merren masa pas incidentit që ata krijuan gjatë konferencës së shtypit.

Siç dihet, konferenca e shtypit përfundoi në një sherr masiv mes dy sportistëve dhe stafeve të tyre, që gjuanin njëri-tjetrin me shishe plastike dhe kanaçe. Gjithçka ndodhi pas ardhjes me vonesë në konferencën e shtypit të McGregor dhe largimit nga salla të Diaz në momentin që fliste irlandezi.

Palët nisin të shajnë me fjalë të rënda njëri-tjetrin dhe kaluan në hedhje sendesh të forta, që fluturonin sipër kokave të gazetarëve, por për fat nuk u dëmtua asnjë njeri.

“Ndaj të dy sportistëve të MMA-së do të merren masa, madje mund të përballen edhe me masa të ashpra gjyqësore. Të gjithë duhet të kuptojnë se çdo duel apo bast këtu monitorohet nga Komisioni i Sportit në shtetin e Nevadës, ndaj u garantoj djemve se do të marrin një dënim unik”, u shpreh për mediat sot presidenti i UFC-së, Dana White, që ishte në sallë gjatë konferencës së dështuar të shtypit.

Më tej, numri 1 i UFC-së, Dana White, shtoi se duel nuk është në rrezik, por e ardhmja e dy sportistëve po.

“Ata mund edhe të pezullohen, mund të kryejnë shërbime për komunitetin etj., por dënimi do të jetë i rëndë. Incidenti do t’u kushtojë shumë financiarisht. Ata janë që të dy në telashe dhe duhet t’u dhembë që tani koka për atë që bënë”, u shpreh numri presidenti i UFC-së.

Dueli do të zhvillohet në mëngjesin e 21 gushtit me orën shqiptare dhe kjo do të jetë përballja e dytë mes McGregor dhe Diaz, me amerikanin që fitoi me “submission” sfidën e paë, po në Las Vegas. /Telesport.al