Të burgosurit në Dubravë kanë hyrë në grevë urie

Të burgosurit në Dubravë kanë hyrë në grevë urie

Për shkak të mungesës së mjeteve higjienike, 37 të burgosur në Burgun e Dubravës kanë hyrë në një grevë.

Të burgosurit janë duke refuzuar që nga dita e djeshme të marrin ushqimin ditor ndërsa janë duke kërkuar takim me drejtues të burgut.

Grevën e të burgosurve e ka konfirmuar për Klan Kosovën,  Ismail Dibarni, drejtor i burgut.

Sipas tij, udhëheqësit të pavijonit të katërt, aty ku ka filluar greva, janë në takim me të burgosurit në mënyrë që të gjendet një zgjidhje./Insajderi