Dhjetëra të rinjë ju bashkuan këtë të dielë fushatës kundër ekstremizmit “United for Peace” përmes aktivitetit “Lë gjurmë për paqe” që u zhvillua në sheshin" />

“Të Bashkuar për Paqe” – fushata e studentëve kundër ekstremizmit fetar

“Të Bashkuar për Paqe” – fushata e studentëve kundër ekstremizmit fetar

Dhjetëra të rinjë ju bashkuan këtë të dielë fushatës kundër ekstremizmit “United for Peace” përmes aktivitetit “Lë gjurmë për paqe” që u zhvillua në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet.

Tenda me ngjyra e vendosur nga grupi i fushatës, mblodhi të rinjë por edhe qytetarë të moshave të tjera të cilët përmes vizatimeve dhanë mesazhe për paqen dhe kundër ekstremizmit.

Vlora Ademi, anëtare e fushatës United For Peace, njëkohësisht studente në Kolegjin AAB u shpreh e kënaqur me gatishmërinë e të rinjve për të kontribuar në promovimin e paqes në vendin tonë.

“’Trace for peace apo Lë gjurmë për paqe’ është një aktivitet që do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të Kosovës, pikërisht për tu dhënë mundësi të rinjve që përmes pikturës ta shfaqin mendimin e tyre e po kështu edhe të kalojnë momente argëtimi” u shpreh ajo.  

Grupi i fushatës “United for Peace”, deri në këtë fazë ka zhvilluar disa aktivitete si brenda po ashtu edhe jashtë ambienteve të Kolegjit AAB.

Gjatë javës ata janë takuar me dhjetëra të rinjë në mënyrë që zëri i të i tyre kundër ekstremizmit të dëgjohet.

Fushata kundër ekstremizmit fetar “United for Peace” është e dizajnuar nga studentët e Kolegjit AAB në kuadër të projektit global kundër ekstremizmit “Facebook global digital challenge” që mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe rrjeti social Facebook.

Qëllimi i kësaj fushate  është vetëdijësimi i të rinjve kundër ekstremizmit dhe promovimi i paqes dhe tolerancës fetare në Kosove. Aktivitetet e fushatës përfshijnë takime me të rinjtë  si dhe aktivitete në kuadër të Kolegjit AAB por edhe jashtë tij, në qytete te Kosovës. /Insajderi.com