Të Bashkuar për Kafshët: Shifrat për numrin e qenëve endacak nuk janë të sakta

22.11.2017 15:07
Të Bashkuar për Kafshët: Shifrat për numrin e qenëve endacak nuk janë të sakta

Organizata Jo Qeveritare “Të Bashkuar për Kafshët” përmes një komunikate për media, tërheq vëmendjen ndaj të dhënave, siç i ka quajtur ajo, jo të sakta rreth numrit të qenëve endacak në Kosovë.

Sipas kësaj organizate, të dhënat e të cilat qarkullojnë nëpër media tash e disa vite, janë jokredibile me të dhëna të pabazuara mirë metodologjikisht.

“Metodat dhe analizat statistikore shpesh përdoren për të komunikuar gjetjet e hulumtimit dhe për të mbështetur hipotezat dhe për ti dhënë besueshmëri metodologjisë dhe përfundimit te hulumtimit”.

“Është e rëndësishme për studiuesit dhe konsumatorët e hulumtimit që të kuptojnë statistikat në mënyrë që ata të informohen saktë, të vlerësojnë kredibilitetin dhe dobinë e informacionit dhe të marrin vendime të përshtatshme”, thuhet në njoftim.

TBK konsideron se është më se e nevojshme edhe për politikë bërësit dhe dashamirët e kafshëve të cilët dëshirojnë që të zbusin problemet rreth qenëve endacakë dhe ti qasen atyre në mënyrë më konstruktive e me të dhëna të sakta.

“Te dhënat paushalle nuk qojnë deri te zvogëlimi apo zgjidhja e këtij problemi, për më tepër krijojne huti dhe mos besueshmëri tek ata të cilët dëshirojnë të ndihmojnë. Andaj lusim edhe mediet që të kenë më shumë kujdes në shfrytëzimin e të dhënave – edhe ashtu të mangëta gjatë raportimit për çështjet e qenëve endacak”, thuhet në komunikatë.