“Do të angazhohemi çdo ditë për qeveri pa Listën Serbe dhe klanin Pronto”

“Do të angazhohemi çdo ditë për qeveri pa Listën Serbe dhe klanin Pronto”

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu edhe një herë është shprehur e gatshme se do të angazhohet çdo ditë për një qeveri pa Listën Serbe dhe klanin Pronto.

“Kosova ka nevojë për një Qeveri që përjashton klanin Pronto dhe Listën serbe. Çdo ditë që e kemi përpara do të angazhohemi për këtë. Vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit, duhet jetësojmë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje doli e dyta në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 11 qershor, ndërsa refuzon në çdo variant një bashkëpunim të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Vetëvendosje në anën tjetër ka ftuar deputet e koalicionit PAN dhe koalicionin LDK-AKR-Alternativa që t’i bashkohen asaj për krijimin e qeverisë./Insajderi.com