Të akuzuarit për vrasje të të fejuarës i vërtetohet burgimi prej 23 vjetëve

Të akuzuarit për vrasje të të fejuarës i vërtetohet burgimi prej 23 vjetëve

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 23 vjetësh burgim, për të akuzuarin  J.J., që ishte shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, të të fejuarës së tij në një apartament në Mitrovicë në vitin 2014.

Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar mirë ligjin penal.

“Kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e prokurorisë për dënim  më të ashpër ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat  e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit”, thuhet në njoftimin e Apelit.

I akuzuari J.J. sipas aktakuzës e  kishte privuar nga jeta tanimë të ndjerën I.V. më te cilën kishte qenë i fejuar, duke i shkaktuar 76 plagë me thikë, “me ç ‘rast viktima ka përjetuar dhembje të tej zgjatura që tejkalojnë dhembjet e zakonshme, me çka ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e kryer në mizori”. /Insajderi.com