Tayna lanson “Fake”

Tayna lanson “Fake”

“Fake” është titulli i këngës më të re të reperes Tayna që e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Producenti i njohur, Cricket, qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka realizuar muzikën.

Për tekstin, është kujdesur vet këngëtarja, ndërkohë që Avaxus e ka bërë miksimin dhe masterizimin. Regjia e videos muzikore është bërë nga Alban Selimaj, ndërsa është projekt i Friends Entertainment.

“Fake” vjen pas këngës “Shqipe”, videoklipi i të cilës u lansua më 30 qershor. Deri më tani, videoja muzikore e asaj kënge është shikuar mbi 13 milionë herë në YouTube.

Ndërkaq, hiti që shënoi shpërthimin e Taynas në skenë është padyshim “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom që është shikuar 20 milionë herë deri më tani në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove.