Taulant Xhaka humb ndeshjen me Manchester United, ja çfarë thotë trajneri i Baselit

Taulant Xhaka humb ndeshjen me Manchester United, ja çfarë thotë trajneri i Baselit

Skuadra e Baselit, ku luan dhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, do të ndeshet sot me Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Xhaka nuk do të luajë sot për Baselin, pasi ai ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Edhe trajneri i ekipit Raphael Wicky ka folur për mungesën e Xhakës.

Trajneri dha një deklaratë të çuditshme për lojtarin, ku tha se ai nuk është i shqetësuar për mungesën e Taulantit. Wickey tha se ai nuk është i shqetësuar, pasi skuadra ka lojtarë shumë të mirë, të cilët mund ta zëvendësojnë.

Xhaka është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ka bërë paraqitje të shkëlqyera në kampionat, është një lojtar i shkëlqyer. Na vjen keq që do të mungojë sot. Por, nga ana tjetër nuk jam dhe aq i shqetësuar, pasi kemi lojtar shumë të mirë në ekip, të cilët mund ta zëvendësojnë”, tha Wicky.