Tarikatet zyrtarizojnë bashkësinë e tyre të pavarur nga BIK-u

18.03.2017 21:09
Tarikatet zyrtarizojnë bashkësinë e tyre të pavarur nga BIK-u

Tarikatet në Kosovë kanë zyrtarizuar bashkësinë e tyre të pavarur nga Bashkësia Islame e Kosovës. Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, është njoftuar se është mbajtur Kuvendi Zgjedhor.

Deri më tani Tarikatet kanë qenë pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Përfshirja e Bashkësisë Fetare të Tarkateve si entiteti i gjashtë fetar në draft-ligjin mbi liritë fetare në vend ishte kundërshtuar nga BIK-u, duke thënë se ishte përfaqësuese e vetme e komunitetit mysliman në vend.

“Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, është Bashkësi e pavarur fetare. Bashkësia vepron në bazë të ligjit, statutit dhe traditës së vet në interpretimin paqësor dhe autentik të Islamit. Tarikatet kultivojnë frymën e mëshirës dhe bamirësisë. Tarikatet jetojnë në tolerancë me traditat dhe fetë tjera”, thuhet në faqen e BTK-së në internet. /Insajderi.com