Tani Stomy do të zbulojë tregimin e vet

Pas pranimit të avokatit të Trump’it, porno aktorja është e lirë t’i tregojë të gjitha detajet e ndyta.

Tani Stomy do të zbulojë tregimin e vet

Menaxherja e porno yllit Stormy Daniels (emri i vërtet i saj është Stephanie Clifford) pretendon se pas deklaratës së avokatit personal të Donald Trump’it, klientja e saj është e lirë të tregojë të gjitha në lidhje me aferën e tyre të pretenduar, shkruan BBC.

Michael Cohen, avokati i Trump’it, ka pranuar të mërkurën se ai i ka paguar porno artistes 130.000 dollarë për heshtjen e saj. “Pagesa për znj. Clifford ishte e ligjshme dhe nuk ka qenë as kontribut për fushatë e as shpenzim i fushatës të cilin dikush e ka bërë”, ka thënë ai.

Menaxherja e artistes, Gina Rodriguez tani pretendon se kontrata të cilën e ka nënshkruar porno artistja me të cilën është obliguar të heshtë, për shkak të këtij pranimi më nuk vlen. “Tani gjithçka bie në ujë dhe Stormy do të tregojë tregimin e vet”, ka thënë Rodriguez për Associated Press të mërkurë, transmeton Insajderi.com.

Pranimi i Cohen’it dhe paralajmërimi i Rodriguez’it paraqesin vazhdimin e tregimit i cili ka filluar kur në janar The Wall Street Journal publikoi se në tetor 2016 i është paguar artistes 130 mijë dollarë për të mos folur publikisht për aferën e saj të pretenduar me Donald Trump gjatë fushatës parazgjedhore.

Një javë pas këtij publikimi revista InTouch ka publikuar një intervistë me Clifford nga viti 2011 në të cilën ajo ka pretenduar se Trump dhe ajo kanë pasur një aferë pas takimit në një turne të golfit në qytetin Lake Tahoe në shtetin federal amerikan Nevada. Afera gjoja ka ndodhur një vit pasi Trump ishte martuar me ish manekinen sllovene Melania Knavs.

Related image

Clifford në fund të janarit e ka mohuar aferën, por me rastin e paraqitjes në “talk show” amerikan “Jimmy Kimmel Live”, ajo u distancua nga ajo deklaratë, duke pretenduar se nuk e di se si në të vërtetë është krijuar ajo deklaratë dhe se nënshkrimi në deklaratë nuk është i saj./Insajderi.com.