Tani me pagesa online të kartonit të gjelbër

Tani me pagesa online të kartonit të gjelbër

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj theksoi se ky memorandum është nënshkruar që t’u lehtësohet ardhja e qytetarëve tonë në vendlindje, sepse ata kontribuojnë me mundin e tyre në këtë vend.

Ministri Sefaj vuri në dukje se ky memorandum është bërë me qëllim të lehtësimit të kalimit në pikat kufitare.

Ndërsa ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi theksoi se qëllimi është të mos paguhen shpenzime shtesë dhe të njihet kartoni i gjelbër.

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, theksoi se Byroja Kosovare e Sigurimeve ka qenë e gatshme që disa vite dhe ka punuar në këtë drejtim që ta bëj online, pavarësisht që vitin e kaluar policia nuk ka qenë e gatshme për kontrollimin se si do të bëhej online.

Ndërsadrejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, ka thënë se pagesat online janë rezultat i avancimit të teknologjisë dhe se tani nga ky projekt, do të përfitojnë edhe qytetarët që transportojnë vetura jashtë. Ai tha se  sai përket këtij projekti të pagesës online të policës kufitare, benefitet janë të mirënjohura për qytetarët si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Pagesat online janë si rezultat i avancimit teknologjik ditëvetë fundit.