Lumir Abdixhikut i ka lënë përshtypje takimi i ministrit të Diasporës Dardan Gashi, me zëvëndësin e tij, Arian Daci.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar në rrjetin social Twitter për këtë veprim të ministrit të Diasporës, shkruan Gazeta Online Insajderi.
Ministria e Diasporës njoton publikun se Ministri u takua me zëvendësin e tij.
S'janë mirë këta. pic.twitter.com/9XoR2WELC1
— Lumir Abdixhiku (@Abdixhiku) November 2, 2017
Përmes një ilustrimi të shfaqur, Abdixhiku është tallur me ministrin Gashi dhe zëvëndësministrin Daci.
“Ministria e Diasporës njoton publikun se Ministri u takua me zëvendësin e tij. S’janë mirë këta”, ka thënë Abdixhiku.
Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi priti të mërkurën zëvendësin e tij të sapoemëruar në këtë detyrë Arian Daci, të cilit i uroi mirëseardhje. /Insajderi.com