Talenti spanjoll i kërkon klubit ta pranojë ofertën e Manchester United

Talenti spanjoll i kërkon klubit ta pranojë ofertën e Manchester United

Mesfushori i Valencias, Carlos Soler, i ka kërkuar klubit të pajtohet që ai të largohet në drejtim të Manchester United në janar.

Trajneri i United, Jose Mourinho, e ka identifikuar përfaqësuesin U-21 të Spanjës si objektivin numër 1 për mesfushën e skuadrës në janar.

The Sun raporton se edhe pse Soler ka një klauzolë lirimi në kontratë në vlerë prej 80 milionë euro, lojtari dëshiron që Valencia ta pranojë ofertën e Manchester United prej 50 milionë euro, në mënyrë që të ndodh transferimi i tij në Premier Ligë. /Express/