Talenti shqiptar Rey Manaj drejt Sporting Gijonit

Talenti shqiptar Rey Manaj drejt Sporting Gijonit

E ardhmja e Rey Manaj pritet të jetë në La Liga, tek skuadra e Sporting Gijon, njofton Gazzetta Dello Sport, raporton Insajderi. Sipas të përditshmes italiane, sulmuesi kuqezi mund të huazohet për 6 muaj te Sporting Gijon, që ka shprehur dëshirën për ta afruar në skuadër 18 vjeçarin.

Një lëvizje që mund të realizohet pasi Manaj kërkon të fitojë një vend në Kombëtare për Europianin e Francës dhe për këtë arsye ka nevojë që të aktivizohet sa më shumë minuta, gjë që duket se klubi i La Liga-s ja garanton.

Mancini me hapjen e merkatos së janarit e largoi Manajn nga lista e largimeve të Interit dhe jo pak herë ka shprehur hapur simpatinë për sulmuesin nga Lushnja, por në rast se zikaltërit do të afronin një sulmues tjetër në ditët e mbetura të merkatos huazimi i Rejit mund të ishte i mundur.

Vetë klubi i Gijonit, sipas Gazzetta Dello Sport ka kontaktuar me Interin, megjithatë në fund do të jenë zikaltërit ata që do të marrin një vendim.

E sigurt është, që futbollisti nuk do të shitet por vetëm do të huazohet. Aktualisht Gijon renditet në vendin e parafundit në La Liga dhe është një prej skuadrave që ka shënuar më pak gola deri tani në kampionat.