Talenti kosovar zëvendëson Pjacan tek Dinamo Zagreb

Talenti kosovar zëvendëson Pjacan tek Dinamo Zagreb

Eros Grezda mund të jetë pasuesi i Marko Pjacës te Dinamo e Zagrebit. Mediat kroate kanë publikuar lajmin e bujshëm për mesfushorin e Kombëtares shqiptare U-21.

21- vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve kroatë.

Lajmi për transferimin e tij në ekipin më të madh kroat është pasqyruar gjerësisht nga të gjitha mediat. Grezda shihet si pasardhësi i talentit Marko Pjaca, i cili përpara disa ditësh vendosi të linte Zagrebin për të luajtur me Juventusin.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se Lokomotiva kërkon të paktën 1 milion euro për ta lënë të lirë lojtarin shqiptar. /Insajderi.com