“Talenti i shekullit” përfundon në Belgjikë

“Talenti i shekullit” përfundon në Belgjikë

Dikur konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të Europës. Tani shqiptari me pasaportë Grek, Sotir Nini, ka nënshkruar në Belgjike tek skuadra Charleroi, raportojnë mediat greke.

Futbollisti 25-vjeçar nga Himara u largua nga Panathinaikos pas paraqitjeve jo të mira me klubin grek dhe arriti të nënshkruaj kontratë për 1 vjet e gjysmë me skuadren belge, e cila ndodhet në mesin e tabelës në ‘Jupiler League’.

Nini qysh në moshën 17-vjecare kishte debutuar me skuadrën e madhe greke, Panathinaikos, dhe asokohe konsiderohej si talenti më i madh grek i dekadës së fundit në shtetin Helen, por karriera e tij pësoj rënie te vazhdueshme.

Ish-lojtari i Parmës e Paokut ka lindur ne Himarë, nga një familje shqiptare e cila emigroi në Greqi kur Nini ishte vetëm 2 vjeç. Ai refuzoi kombëtaren shqiptare qysh në moshën 16-vjecare pasi deklaroi se ndihej grek.