Talentët e Kosovës luajtën para syve të Martin O’Neill dhe Roy Keane

Talentët e Kosovës luajtën para syve të Martin O’Neill dhe Roy Keane

Përzgjedhësi i Republikës së Irlandës, Martin O’Neill dhe zëvendësi i tij Roy Keane kanë shikuar sot ndeshjen që kombëtarja irlandeze U-21 zhvilloi ndaj Kosovës U-21.

Ish-trajneri i Aston Villas dhe Leicesterit ka qenë i pranishëm në stadiumin “Tallaght” të Dublinit për të vëzhguar nga afër futbollistët e rinjë të Irlandës.

Krahas tij, në stadium është fotografuar edhe zëvendëstrajneri i kombëtares irlandeze Roy Keane, njofton agjencia fotografike nga Irlanda Sportsfile.

Keane më parë ka qenë trajner i Sunderlandit, derisa famën më të madhe e kishte pasur gjatë karrierës së tij të futbollit. Ai ka qenë kapiten i Manchester United dhe është njëri nga legjendat e klubit të njohur britanik.

Kosova u mposht 1-0 nga Irlanda, mirëpo kjo ka qenë një mundësi e mirë që futbollistët kosovarë të tregojnë veten në sytë e këtyre trajnerëve të njohur. /Insajderi.com