Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet lokale

Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet lokale

Talat Xhaferi sot do ta nënshkruajë Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Siç kumtoi Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të RM-së, Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale Xhaferi do ta shpallë në ora 12 në Kabinetin e tij.