Taksi ngjyrë rozë për femrat në Pakistan

23.03.2017 14:25
Taksi ngjyrë rozë për femrat në Pakistan

Përdorimi i taksive ka nisur në qytetin Karaçi, qytet ky që është më i populluari në Pakistanin me rreth 20 milionë banorë

Ka nisur në Pakistan, funksionimi i taksive ngjyrë rozë. Ata do të kenë shofere femra dhe do të përdoren vetëm nga kliente femra, raporton Anadolu Agency.

Përdorimi i taksive ka nisur në qytetin Karaçi, qytet ky që është më i populluari në Pakistanin me rreth 20 milionë banorë. Ndërsa përmes tij synohet të ulet numri i ngacmimeve dhe sulmeve ndaj grave.

Automjetet me ngjyrë rozë, mund të dallohen shpejt në trafik. Gratë në Karaçi do të kenë mundësi që përmes një aplikacioni, duke e ndaluar në rrugë, ose përmes një mesazhi të mund të gjejnë një taksi rozë.

Në mesin e shofereve me xhaketë të zezë dhe shami të kuqe ka gra me profesione të ndryshme, si shtëpiake, vajza të reja, apo edhe nxënëse