Takohen Pacolli dhe Kurti

Takohen Pacolli dhe Kurti

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Lajmin për takimin mes tyre e ka bërë të ditur Pacolli, i cili ka postuar një fotografi nga takimi mes të dyve.

“Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Por, ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij takimi.

Kurti është takuar gjatë ditës edhe me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën./Insajderi.com