Takimi i kryeministrave ne Durrës nuk siguron votën e Maqedonisë për UNESCO

Takimi i kryeministrave ne Durrës nuk siguron votën e Maqedonisë për UNESCO

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO u përfol së fundmi të ketë qenë “moll sherri” midis Maqedonisë dhe Serbisë që për pasojë kishte tërheqjen e gjithë diplomatëve serb nga Shkupi.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk e ka bërë të qartë nëse shteti i tij do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Unë shpresoj se në momentin kur do të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do të ketë rrethana më të mira, më të përshtatshme për këtë. Rajoni duhet të mbajë qëndrim pozitiv, vetëm me perspektiva para, dhe assesi nuk duhet të jepen arsye që cili do qoftë shtet të prishë marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore”, ka thënë Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth kësaj çështjeje.

“Në të vërtetë jemi të përbashkët në atë që nënkupton interes i qytetarëve të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, e ajo është anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe jetë më e mirë”, është përgjigjur kryeministri Zaev në pyetejen e gazetarve lidhur me qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Maqedonisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO”, ka shtuar më tej ai.