Takimi i thirrur nga Jahjaga ka vetëm një pikë diskutimi

Takimi i thirrur nga Jahjaga ka vetëm një pikë diskutimi

Takimi i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në takimi me liderët e partive politike ka vetëm një pikë: tejkalimi i krizës dhe zhbllokimi i institucioneve, ka thënë një burim brenda presidencës.

Në këtë takim që fillon pas pak minutash, Jahjaga do të dëgjojë propozimet e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramusha Haradinajt në prani të ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

“Është vetëm një pikë, tejkalimi i krizës. Nuk ka pikë tjetër. Takimi është i hapur për propozime”, ka thënë burimi.

Deri tash qëndrimet janë të ditura: opozita kërkon anulimin e dy marrëveshjeve dhe zgjedhjet e parakohshme, ndërsa pozita debatin në Kuvend për këto dy marrëveshje.

Në këtë takim nuk do të marrin pjesë lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj. Ata, kanë bojkotuar takimin e thirrur nga Jahjaga që ka qëllim tejkalimin e krizës. I vetmi që i është përgjigjur është Ramush Haradinaj i AAK-së. Shkuarja e tij në këtë takim është parë si një çarje në bllokun e tri partive opozitare.